Teknologji

Shitet kodi origjinal i internetit që njohim sot për 5.4 milionë dollarë

Tim Berners-Lee, krijuesi i internetit që njohim sot World Wide Web

Tim Berners-Lee, krijuesi i internetit që njohim sot World Wide Web, nxori në ankand kodin burimor origjinal të internetit. Kodi burimor u shit në mënyrë dixhitale si një NFT përmes blockchain për 5.43 milionë dollarë.
Kodi burimor i WWW (1990-1991) u shit si një non-fungible token. Për shkak të natyrës së kësaj teknologjie, NFT u pagua në kriptomonedha.
Kushdo që ka paguar për NFT do të marrë skedarët origjinalë që përmbajnë kodin burimor, skedarë të shkruar nga Berners-Lee mes 3 Tetorit 1990 dhe 24 Gushtit 1991. Në total janë 9555 rreshta kod.
Çfarë është një NFT?
NFT ose njohur ndryshe si Non-Fungible Token, janë produkt i ekspansionit të blockchain. Duke blerë një NFT keni blerë një certifikatë autenticitetit dhe provë pronësie.
Kur blini një NFT, ajo që po blini realisht është një token blockchain i lidhur me një artifakt dixhital. Në të vërtetë nuk po blini një artifakti dixhital por as të drejtat e pronësisë. Edhe pse teknikisht jeni pronar i asetit, ai ende mund të shpërndahet online.

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022