Shihen duke u përqafuar Don Xhon dhe Era Istrefi
Publikuar:
(09.09.2022 22:45:17)

Don Xhon reperi nga Drenica, është parë me këngëtaren shqiptare me famë të mirëfilltë Era Istrefin.
Këta të dy janë xhiruar nga dikush teksa ishin jashtë makinës së Don Xhon, e shihen duke u përqafuar dhe biseduar.
Këta të dy nuk janë parë asnjëherë bashkë, madje as nuk kanë shprehur ndonjë interes në muzikë për njëri tjetrin, andaj fansat po e quajnë marëdhënien e tyre “të çuditshme”.
Don Xhoni ca kohë më parë ishte në lidhje me një modele ruse, por tani ai është single, pasi këta të dy u ndanë shumë shpejtë.
Në anën tjetër, Era Istrefi ka qenë e mbyllur sa i përket jetës së saj personale këto vite. /SHQIP.com