Art Jetese

Shi meteorësh pritet të ndodhë nesër

Shiu i meteorëve Leonid, do të bijë këtë javë.

Shiu i meteorëve pritet të arrijë kulmin të enjten mbrëma dhe të premten në mëngjes, por mund të jetë gjithashtu i dukshëm natën e së premtes dhe të shtunën në mëngjes, thanë astronomët.

Leonidët duket se vijnë nga yjësia e Luanit në lindje, por ata duhet të jenë të dukshëm përgjatë qiellit.

Njerëzit mund të shohin 50 deri në 200 meteorë në orë.

Disa nga shirat më të mëdhenj të meteorëve të parë ndonjëherë kanë qenë Leonidët.

Stuhia meteorike Leonid e vitit 1833 përfshinte shpejtësi deri në 100,000 meteorë në orë.

/Shqip.com