Shfaqja “Pornography” të dielën premierë në qytetin e Gjakovës
Publikuar:
(13.01.2022 22:08:26)

Teatri i qytetit të Gjakovës, do të fillojë sezonin e ri me shfaqjen “Pornography”.
Të dielën do të shfaqet premiera e shfaqjes “Pornography”, shkruar nga Simon Stephens dhe regji të Fatos Berishës.
“E shkruar si përgjigje ndaj ngjarjeve në Londër në korrik 2005, shfaqja e Simon Stephens u shfaq premierë në Hamburg, në Edinburg dhe në Londër në një prodhim të përbashkët Traverse Theatre-Birmingham Rep. Ndërsa tani vjen edhe në qytetin e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e teatrit.
Shfaqja do të jepet në ora 19:00.
Në shfaqje luajnë: Myrvete Kurtishi, Muradije Muriqi, Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Bujar Ahmeti, Yllka Lota, Vlora Dervishi, Besfort Berberi.
