Kulturë Kino

Shfaqja “Babai dhe Babai” rrëmben çmimet kryesore në Festivalin e Teatrove

Shfaqja e njohur ‘Babai dhe Babai’ ka arritur të fitojë dy çmime kryesore në Festivalin e Teatrove në Gjilan ‘Talia’.

Dy çmimet kryesore janë: Shfaqja më e mirë dhe Drama më e mirë.

“Babai dhe Babai” është me skenar të Jeton Neziraj, regji të Kushtrim Koliqit dhe me aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi.

Shfaqja teatrale trajton çështjen e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

/Shqip.com