Kulturë Kino

Shfaqja “a.y.l.a.n” e Teatrit të Gjilanit ftohet në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Poloni

Pas suksesit që pati shfaqja e Teatrit të Gjilanit “a.y.l.a.n”, ajo u ftua të merr pjesë edhe në një festival ndërkombëtar të teatrit në Katowice të Polonisë.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “OPEN THE DOOR” do të mbahet në datat 19-26 qershor 2022 në Katowice të Polonisë, në Teatrin Slaski, i cili sivjet edhe feston 150 vjetorin e themelimit të tij.

“Sipas organizatorëve, festivali asnjëherë nuk ka frikë nga temat e vështira, sepse të gjithë ne duhet të ballafaqohemi me to. Prej disa vitesh, festivali është marrë me temën e përjashtimit, duke zbuluar kësisoj edhe fytyrat e vërteta të tij”, thuhet në njoftimin e shfaqjes.

“A.y.l.a.n” fituese e disa çmimeve të rëndësishme të teatrit si “shfaqja më e mirë”, “regjia më e mirë”, “aktori më i mirë” e së fundmi edhe me çmimin ndërkombëtar “grand jury prize” në Festivalin Kontrapunkt 56, në Szczecin, trajton pikërisht dramën e refugjatëve dhe do të jepet me datën 26 qershor 2022, ora 19:30 në Festivalin “Open dhe door” në Poloni.

Shfaqja është me skenar të Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Neziraj.