Sherri pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ndërron jetë 14-vjeçari, i plagosuri tjetër…
Detaje tronditëse vijnë nga konflikti që rezultoi me dy adoleshentë të plagosur, ndodhur mesditën e sotme pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Nga raportimet 14 -vjeçari me inicialet M. C ka ndërruar jetë, pas një goditje me thikë të marrë në zemër.
Ndërkohë gjendja e 14-vjeçarit tjetër që u përfshi në konflikt me të, me inicialet L. M paraqitet në gjendje stabël pavarësisht plagëve në gjoks.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
/Shqip.com