Shënohet goli i parë në finale Manchester City – Inter (VIDEO)
Publikuar:
(10.06.2023 22:36:43)

Është zhbllokuar rezultati në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt e Interit.
Skuadra angleze ka kaluar në epërsi, me golin e shënuar nga Rodri në minutën e 68-të.
Vetëm dy minuta më vonë Interi ka pasur rast shumë të mirë për të barazuar rezultatin , por gjuajtjen e parë të Di Marcos e ndali tërthorësja, ndërsa të dytën bashkëlojtari i tij, Romelu Lukaku.
/Shqip.com