Art Jetese

Shenjat paralajmëruese të qelizave kancerogjene që s’duhet t’i injoroni

Kanceri mbetet një nga sëmundjet më të rrezikshme që vazhdon të marrë me mijëra jetë njerëzish.

Diagnositikimi i tij në hapat e parë, jo gjithmonë është i mundur, megjithatë trupi juaj arrin t’ju dërgojë disa sinjale dhe shenja paralajmëruese.

Edhe pse shpeshherë i injoroni, këto shenja mund të jenë përcaktuese për vijimësinë e shëndetit.

Kokërr nën lëkurë

Mjekët  ju paralajmërojnë vazhdimisht, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne: Në qoftë se vini re praninë e një kokrre të fryrë në nën lëkurë, mos e injoroni. Kjo masë, e cila zakonisht shfaqet poshtë gjoksit ose dhe nën sqetull ku janë të përqendruara gjendrat limfatike është shenjë paralajmëruese e kancerit të gjirit.

Plagë që nuk shërohen

Nëse keni ndonjë plagë të hapur në trup që nuk arrin të mbyllet, mund të jetë shenjë e pranisë së një kanceri në trupin tuaj. Sistemi imunitar është i dobët dhe si pasojë qelizat kancerogjene sulmojnë plagën e hapur, shkruan Living.

Vështirësi në gëlltitje dhe humbje oreksi

Problemet me gëlltitjen, dispepsinë dhe humbjet e oreksit ndikojnë në aftësinë e trupit për të marrë lëndët ushqyese, ul veprimtarinë e sistemit imunitar duke e bërë më të brishtë dhe pre të qelizave kancerogjene.

Gjakderdhje

Gjakderdhja mund të ndodhe edhe për arsye të pashpjegueshme që jo gjithmonë lidhen me periodat apo herpesat vaginalë, në raste të tilla, më konkretisht kur vini re sekrecione gjaku nga mitra, thithkat ose kilitori komunikoni me mjekun.

Kollitje e vazhdueshme

Kanceri i mushkërive, ezofagut, fytit dhe madje edhe i stomakut mund të shkaktojnë kollitje të vazhdueshme. Kollitja që zgjat më shumë se 1-2 javë mund të jetë shumë më tepër se një ftohje.