Shenjat e hershme të sklerozës së shumëfishtë

Skleroza e shumëfishtë, një gjendje kronike që përfshin sistemin nervor qendror, sulmon mielinën, e cila është shtresa mbrojtëse rreth fibrave nervore.
Skleroza e shumëfishtë mund të zhvillohet menjëherë, ose simptomat mund të jenë aq të buta sa mund t’i lehtësoni.
Tre nga simptomat e hershme më të zakonshme kësaj gjendjeje janë:
Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash që prek krahët, këmbët ose njërën anë të fytyrës. Këto ndjesi janë të ngjashme me ndjesinë e gjilpërave që ndjeni ndonjëherë kur ju mpihet këmba. Megjithatë, ato ndodhin pa një shkak specifik.
Probleme me ekuilibrin dhe këmbë të dobëta në forcë (probleme me ecjen ose kryerjen e ndonjë aktiviteti tjetër fizik).

Shikim i dyfishtë, shikim i paqartë në njërin sy ose humbje e pjesshme e shikimit. Këto mund të jenë një tregues i hershëm i sklerozës së shumëfishtë. Mund të keni edhe dhimbje në sy.
Këto simptoma mund të kenë shumë shkaqe të ndryshme prandaj edhe nëse i keni, nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni sklerozë të shumëfishtë.
Simptomat më të zakonshme të sklerozës së shumëfishtë
Lodhje
Vështirësi në ecje – mpirje në këmbë ose shputat e këmbës, vështirësi në ekuilibër, dobësi e muskujve.
Probleme me shikimin
Probleme me të folurit
Dhimbje akute ose kronike
Dridhje
Probleme me kujtesën, përqendrimin
Probleme me gjumin
Probleme me kontrollin e fshikëzës
Probleme në përtypje dhe gëlltitje.