Rozë

Shemi anulon pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçë

Artisti, Shemsi Krasniqi

Shemsi Krasniqi e ka anuluar pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçë.

Është raportuar se Shemi ishte artisti i vetëm nga Kosova që do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Por, tashmë edhe ky ka vendosur që të mos jetë pjesë e këtij Festivali, pasi beson që nga arti gjithçka ka kaluar në politikë.

“Dua të them disa fjalë lidhur me këtë koncertin në Korçë që ka bërë bujë të madhe. Unë e kam menduar se kjo ka lidhje me art, por e shof që kjo s’ka fare lidhje me art. Kjo ka marrë një konotacion politik dhe unë për këtë shkak ka vendosur të tërhiqem nga ky event, edhe për shkak se shumica prej jush më ka sugjeruar të mos marrë pjesë në këtë event”, ka thënë ai përmes një video të publikuar.

Kundër përformancës së tij janë shprehur numër i madh i artistëve shqiptarë si, Noizy, Dafin, Vesa Luma, Gold Ag e shumë të tjerë.

Ndërsa, Capital T dhe Dafina Zeqiri kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre me të mësuar për ftesën që i është bërë këngëtarit serb

Festivali i Birrës së Korçës mbahet nga 18 deri më 22 gusht.

Aty është ftuar edhe këngëtari nga Bosnja dhe Hercegovina, Goran Bregovic.

Për pjesëmarrjen e tij ka pasur kritika të shumta, sidomos nga Kosova. /Shqip.com