Lajme

Shefja ruse për të drejtat e njeriut thotë se ajo ka në plan të takohet me homologun e saj ukrainas

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatiana Moskalkova tha se planifikon të takohet me homologun e saj ukrainas në Turqi këtë javë.

“Konfirmoj se po planifikoj ta mbaj këtë takim. Do të ketë një forum të madh në territorin e Turqisë që po organizon komisioneri turk dhe ne kemi folur për mundësinë e një takimi dhe një axhendë tentative”.

Ajo shtoi se konferenca do të mbahet më 12-14 janar.

Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, shkroi të dielën në Telegram se një takim me Moskalkova do të “bëhej pas disa ditësh në Turqi”.

“Çështja kryesore që do të diskutohet është kthimi i heronjve tanë në shtëpi,” tha ai.

Takimi i planifikuar vjen pasi Kievi dhe Moska  kryen një shkëmbim të burgosurish të  dielën me një total prej 100 ushtarësh që ktheheshin në vendet e tyre, sipas zyrtarëve në të dy vendet, raporton CNN.

/Shqip.com