Lajme Botë

SHBA-të thonë se kanë parandaluar një sulm tjetër në Kabul

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabul.

Një sulm me dron amerikan në kryeqytetin afgan Kabul ka parandaluar një sulm tjetër vdekjeprurës vetëvrasës në aeroport, thonë zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Sulmi kishte në shënjestër një automjet që mbante të paktën një person të lidhur me degën afgane të grupit “Shteti Islamik”, tha Komanda Qendrore e SHBA-ve.

SHBA kishte paralajmëruar për sulme të mundshme të mëtejshme pasi evakuimet të përfundonin.

Një sulm me bombë në aeroportin e Kabulit të enjten e kaluar vrau deri në 170 njerëz, përfshirë 13 trupa amerikane.

Një degë rajonale e “Shtetit Islamik”, tha se ishte prapa bombardimeve të së enjtes.

Në shenjë hakmarrjeje, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm me dron në Afganistanin lindor vonë të Premten, duke thënë se kishin vrarë dy anëtarë të “profilit të lartë” të ISIS. /Shqip.com