Lajme Ballkan

SHBA: Serbia të hetojë dhunën dhe parregullsitë në procesin zgjedhor

In this photo photographed through a window, a woman casts her ballot for a referendum on constitutional changes, in Belgrade, Serbia, Sunday, Jan. 16, 2022. The government has said the amendments are designed to boost independence of the judiciary and are part of reform needed for Serbia's European Union membership bid. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të martën autoriteteve në Serbi të punojnë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve që vëzhguesit kishin identifikuar gjatë procesit zgjedhor të fundjavës.

“Pretendimet për parregullsi të raportuara nga OSBE-ja dhe ekipi vëzhgues duhet të hetohen dhe dhuna ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve, gazetarëve dhe vëzhguesve të akredituar, për të cilën kemi parë njoftime, është e papranueshme dhe do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë këtë gjë,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ai tha se Departamenti amerikan i Shtetit po shqyrton gjetjet paraprake të misionit vëzhgues të OSBE-së për zgjedhjet në Serbi.

“Jemi në dijeni se deklaruan që zgjedhjet e 17 dhjetorit u ofruan votuesve mundësi, alternativë politike. Por ata gjithashtu arritën në përfundimin se zgjedhjet ishin të dëmtuara nga mungesa të shumta procedurale, trysnia ndaj punonjësve publikë dhe keqpërdorimi i burimeve publike dhe se këta faktorë, krahas me përparësitë që i gëzon partia në pushtet, krijojnë kushte të padrejta”, deklaroi zëdhënësi Miller gjatë konferencës për shtyp./VoA

/Shqip.com