Lajme Botë

SHBA sanksionon njerëzit dhe organizatat që ndihmuan furnizimin e Rusisë me armë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një rrjeti subjektesh dhe individësh, për të cilët thotë se ishin të përfshirë në furnizimin e Rusisë me teknologji ushtarake, të cilat përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një deklaratë, më 14 nëntor, se pjesë e këtyre sanksioneve është një rrjet transnacional që i mundësoi Rusisë furnizimin me armë.

Në total janë sanksionuar 14 individë dhe 28 organizata apo subjekte, si dhe janë identifikuar tetë avionë si pronë e bllokuar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lufta në Ukrainë ka nisur që nga 24 shkurti. Se fundi Ukraina ka arritur që ta çlirojë qytetin e Kherson nga ushtria ruse.

/Shqip.com