SHBA për dialogun: Kryejeni!

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi, njofton Shqip.com.
Pas takimeve të fundit të realizuara në Bruksel midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Giacobbe thotë se pajtohet me Lajçak kur thotë se është koha për një përparim të vërtetë.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij, Nicholas Giacobbe ka kërkuar nga palët që ta kryejnë këtë punë.
Kështu u shpreh ai teksa ka komentuar deklaratën e përfaqësuesi special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ku ky i fundit pas takimit me Bislimin e Petkoviqin tha se “është koha e fundit për përparim të vërtetë”.
Giacobbe tha se për këtë Laçaku ka të drejtë.
“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Lajçak ka të drejtë, është koha për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Kryejeni!”, ka shkruar ai. /Shqip.com
EUSR Lajčák is right, it’s high time for real progress on the Kosovo-Serbia Dialogue. #GetItDone 🇽🇰🇷🇸 #RealProgress https://t.co/9rBMdafc01
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 17, 2021