SHBA-ja kërkon rivendosjen e qetësisë në Bregun Perëndimor
Publikuar:
(07.10.2023 23:45:00)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Autoritetit Kombëtar Palestinez të rivendosë qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor në një telefonatë me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, të shtunën.
Blinken “përsëriti dënimin pa mëdyshje të Shteteve të Bashkuara të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit dhe i bëri thirrje të gjithë lidershipit në rajon t’i dënojë ato”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, shkruan The Guardian.
Sekretari i kërkoi autoritetit palestinez të vazhdojë dhe të rrisë hapat për të rivendosur qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor.
/Shqip.com