Lajme Botë

SHBA dhe BE arrijnë një marrëveshje, pas “telasheve” që i kishte shkaktuar Trump-i

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje për të zgjidhur përçarjen e tyre diplomatike mbi tarifat e çelikut dhe aluminit të kohës së Trump, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.

Presidenti, Joe Biden ndodhet në Romë për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20, ku dhe është arritur marrëveshja.

Administrata Trump kishte vendosur taksa për çelikun dhe aluminin e BE-së në vitin 2018 me pretendimin se produktet e huaja të prodhuara nga aleatët amerikanë ishin një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA.

Lexo edhe:
Ministri i Mbrojtjes tregon për një sukses që e arritën pjesëtarë të FSK-së

Evropianët dhe aleatët e tjerë u zemëruan nga përdorimi i nenit 232 nga Trump për të justifikuar tarifat, duke bërë që shumë të vendosin kundërtarifa mbi motoçikletat e prodhuara në SHBA, burbonin, gjalpin e kikirikut dhe xhinset, ndër të tjera.

Samiti G20

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, Përfaqësuesja e Tregtisë e SHBA-së Katherine Tai dhe Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo njoftuan marrëveshjen të shtunën.

Ata thanë se tarifat e nenit 232 nuk do të hiqen plotësisht, por se disa sasi çeliku dhe alumini evropian do të lejohen të hyjnë në SHBA pa tarifa sipas marrëveshjes.

“Ne ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me anë të së cilës BE do të heqë tarifat e saj hakmarrëse (për mallrat amerikane),” tha Raimondo. Marrëveshja do të siguronte “që i gjithë çeliku që hyn në SHBA përmes Evropës prodhohet tërësisht në Evropë”, shtoi Raimondo.

Lehtësimi i tarifave është një hap kyç në zbutjen e një prej trashëgimive të Trump, pasi Biden është përpjekur të rivendosë marrëdhëniet e SHBA me Evropën. /Shqip.com