SHBA bombardoi Iranin, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump për të ndaluar Teheranin të zotërojë armë bërthamore

Kryeministri Edi Rama deklaroi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria, mbështet përpjekjet e Trump për të parandaluar regjimin në Teheran që të zotërojë armë bërthamore.
“Ky nuk është thjesht një tjetër shtet bërthamor. As një diktaturë me ambicie bërthamore. Bëhet fjalë për një teokraci, e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në një propagandë 70-vjeçare që i portretizon kombet e lira si “satanike”, dhe që bën thirrje haptazi për shkatërrimin e tyre. Sipas çdo standardi, është një devijim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër me armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.
Si një komb që ka dalë nga errësira e një regjimi ateist dhe shtypës, si anëtar krenar i botës së lirë dhe si partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet plotësisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të arrijë ndonjëherë të zotërojë armë bërthamore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
/Shqip.com