Sport Ndërkombëtar

Shaqiri nuk i bën hesap gazetarët serbë

Xherdan Shaqiri është aktual edhe atëherë kur nuk luan. Shqiptari me nënshtetësi zvicerane, nuk luajti asnjë minutë në humbjen e Zvicrës nga Brazili (0:1), por gjithsesi ishte interesant për gazetarët.

Sipas raportimeve të para, futbollisti nga Kosova kishte shqetësime me një lëndim në kofshë.

Pas ndeshjes me Brazilin, Shaqiri thuhet se nuk ka pranuar të jep deklaratë për mediat serbe.

“Kurir” ka raportuar se 31-vjeçari nuk pranoi të prononcohet për gazetarët serbë, pasi e mori vesh se prej nga janë ata.

Kujtojmë se Zvicra me Serbinë do të përballen ndërmjet vete më 2 dhjetor.

Shaqiri pritet të luajë nga minuta e parë në këtë përballje.

/Shqip.com