Shaqiri merr vendim befasues
Publikuar:
(15.07.2024 15:06:21)

Xherdan Shaqiri është pensionuar nga kombëtarja zvicerane.
Shaqiri nuk ka dhënë asnjë arsye se pse e mori këtë vendim pasi nuk ishte përmendur ndonjëherë mbyllja e karrierës.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet pjesë e skuadrës A të Zvicrës, dhe momente të paharrueshme”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.
“Koha që t’i them lamtumirë kombëtares. Kujtime të mëdha që mbesin, dhe për këtë ju them të gjithëve: Thank You, Merci, Grazie, Faleminderit”, ka vijuar ai.
/Shqip.com