Shaqiri me golin e parë në MLS
Publikuar:
(20.03.2022 09:23:42)

Ylli i futbollit zviceran me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka shënuar për herë të parë në MLS.
Pjesë e Chicago Fire FC që nga shkurti i këtij viti, ‘Big Shaq’ regjistoi golin e tij në elitën e futbollit amrikan.
Ekipi i tij kishte përballë Sporting Kansas City, të cilët arritën të marrin fitore me rezultat 3:1.
Llogarinë e golave e hapi polaku Kacper Przybylko në minutën e 30-të, që shënoi edhe në të 82-tën.
Gjilanasi nga ana tjetër shënoi nga pika e bardhë shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Kurse goli i vetëm i skuadrës mysafire erdhi në minutën e 56-të.
Për ‘Shaqën’ kjo ishte ndeshja e katërt në Major League Soccer, që prej se u transferua në ShBA nga skuadra franceze Lyon. /Shqip.com