Sport Ndërkombëtar

Shaqiri flet pas fitores së parë në Botëror

Përfaqësuesja e Zvicrës e filloi me fitore në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke mposhtur Kamerunin me rezultat 1-0.

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri që asistoi në golin e vetëm, të cilin e shënoi Breel Embolo.

Futbollisti i Chikago Fire u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Kamerunit, por tha se mund të fitonin më thellë.

“Duam të nisnim mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk e nisëm mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë: krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse do të kishim luajtur më mirë shanset tona. Në fund, ajo që ka shumë rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është kryer, por tani duhet të përmirësohemi ndjeshëm”, tha Shaqiri SRF.ch, përcjell Shqip.com.

Zvicra ndodhet në grup me Brazilin dhe Serbinë.

/Shqip.com