Sport Ndërkombëtar

Shakira së shpejti me këngën e radhës për ta sulmuar Piquen

Vazhdon hakmarrja e Shakiras ndaj Gerard Piqué. Pas ‘Music Session #53’, e cila u bë “virale” brenda pak orësh, këngëtarja kolumbiane është gati të lansojë një këngë të re kundër ish-futbollistit të Barcelonës.

Mediat ndërkombëtare e bëjnë këtë gjë të ditur dhe mesa duket kënga e re do të publikohet më 2 shkurt, ditë në të cilën Shakira dhe Pique festojnë ditëlindjen.

“Ajo do të këndojë së bashku me Karol G, videoklipi tashmë është incizuar. Shakira do të kthehet për të sulmuar ish-partnerin dhe të dashurën e tij të re Clara Chia Marti. Kënga do të jetë më eksplicite se ajo e mëparshme”, tha një burim.

Vitin e fundit Shakira ka folur në dy emisione për përfundimin e marrëdhënies së saj të gjatë me Pique: ‘Te felicitò’ me Rauw Alejandro dhe ‘Monotonia’ me Ozuna.

/Shqip.com