Rozë Ndërkombëtar

Shakira prezanton parfumin e saj të ri

Këngëtarja kolumbiane Shakira vazhdon të fitojë para pas ndarjes së saj me Gerard Pique dhe jo vetëm që po fiton para në industrinë e muzikës, por tani ka lançuar një parfum të ri të frymëzuar nga fuqizimi i femrës.

Këngëtarja pas “Copa vacias” njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram se kjo aromë e re është gati të dalë në treg.

Lajmin e ka bërë të ditur ajo në një video ku ka etiketuar llogarinë e Shakira Parfumes.

“Njihuni me Rojo, aromën e re të feminitetit të fuqishëm dhe Eau de Parfume të parë nga Shakira Parfumes”, thuhet në mesazhin e klipit që ajo ka shpërndarë.

Sa kushton parfumi i Shakirës?

Sipas trailerit të shkurtër të reklamës, shishja e “Rojo” është drejtkëndëshe dhe e thjeshtë, aroma e saj është e ëmbël me nota mjedër.

Në Shtetet e Bashkuara tashmë është në dispozicion për 25 dollarë në Amazon.

/Shqip.com