Rozë Ndërkombëtar

Shakira dhe Pique po e shesin shtëpinë deri në 16 milionë euro

Derisa Shakira po përgatitet të shpërngulet në Shtetet e Bashkuara, ajo dhe Gerard Pique kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre në Barcelonë.

Shtëpia e tyre në Barcelonë ka 380 metra katrorë dhe ka të ngjarë të shitet për 12 deri në 16 milionë euro.

Fotot e shtëpisë së tyre u shpërndanë nw Twitter, duke treguar dizajnin e gjerë.

Një vështrim më i detajuar i vendit tregon se shtëpia ka një pamje të hapur dhe të bukur në qytetin e Barcelonës dhe se ka gjithashtu një fushë futbolli.

Shtëpia e Shakira dhe Pique ndodhet në Esplugues de Llobregat, një zonë ekskluzive dhe private që është ende afër qytetit.

Shakira dhe fëmijët e saj vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e tyre dhe shpesh kanë shpërndarë foto dhe video në atë hapësirë.

Pas ndarjes së tyre, Pique ka jetuar i vetëm në apartamentin që bleu përpara se të fillonte lidhjen me Shakirën.

/Shqip.com