Shabani: Këtë medalje e kam fituar vetëm për babain tim

E rrëmbeu të bronztën në Turqi dhe tashmë është rikthyer në Kosovë.
Karateisti, Elhami Shabani – ka zbarkuar në tokën dardane pas suksesit historik që pati në Kampionatin Evropian.
Shabani tha se konkurenca ishte shumë e madhe, teksa këtë medalje ia dedidkoi babait të tij.
“Këtë medalje e kam fituar vetëm për babain tim. Ka genë mjaftë e vështirë duke e pasur parasysh që edhe kategoria ime është deri ne 75 kg që njihet si kategoria më e vështirë në sportin e karatesë ku i kam zhvilluar gjashte meçe, pese duele i kam fituar”, tha ai.

Teksa, shtoi se “tani muajin tjetër i kemi lojërat mesdhetare, besoj që jemi në formën më të mirë të mundshme edhe do të vazhdo më përpara me suksese të reja. Prej Kosovës jam nisur vetëm me një qëllim, vetëm me qëllimin e medaljes, asnj alternative tjetër nuk ka pasur përveç medaljes”.
Për karatesitin kosovar ky ishte ndër sukseset më të mëdha në karrierë dhe një sinjal që xhudo nuk është sporti i vetëm në të cilën po shkëlqejnë sportistët vendorë. /Shqip.com