Sfida interesante në Ligën Unike

Mesjava sjell ndeshjet e xhiros së tetë në Ligën Unike të Femrave, ku priten përballje interesante me skuadrat që duan të jenë pjesë e Top 4 dhe të garojnë për titullin e kampionit.
Takimi i parë do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, një derbi kosovar në Ligën Unike.
Vashat prizrenase kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa ato pejane numërojnë dy fitore e pesë humbje, ku momentalisht janë në vendin e fundit në tabelë.
Flamurtari do të përballet me skuadrën tjetër shqiptare, Tiranën.
Vashat vlonjate janë lidere me gjashtë fitore e një humbje, ndërsa tiranaset kanë dy fitore e pesë humbje.
Ndeshja e fundit është ndërmjet skuadrave kryeqytetase, Partizanit të Tiranës dhe Prishtinës.
Partizani numëron katër fitore e tri humbje, ndërsa skuadra prishtinasit ka tri fitore e katër humbje, andaj pritet një sfidë interesante në Tiranë.
Liga Unike e Femrave – Java 8
Të martën takohen:
17:00 Bashkimi – Penza
Të mërkurën takohen:
19:00 Flamurtari – Tirana
17:00 Partizani – Prishtina
/Shqip.com