Sezoni i ri ka filluar, Januzaj ende pa skuadër
Publikuar:
(14.08.2022 22:59:38)

Sezoni i ri ka filluar në top pesë ligat evropiane.
Por, Adnan Januzaj ende është lojtar i lirë.
Sulmuesi belg ishte në radarin e shumë skuadrave si: Napoli, Real Betis, Everton,WËest Ham United e Galatasaray, ama nuk ka asgjë zyrtare.
Majtaku ishte pjesë e Real Socidadit– qysh nga viti 2017 – teksa zhvilloi 131 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.
Ndërsa i ndau rrguët – në këtë merkato të verës.
27 vjeçari njihet për aftësitë e larta dribluese dhe imagjiatën që ka në fushën e gjelbër.
Së fundmi – ai u ftua edhe nga kombëtarja e Belgjikës – për ndeshjet e Ligës së Kombeve./Shqip.com