Sezoni i ri, historia e vjetër – Interi eleminohet nga Liga e Kampionëve

Në Itali janë “mbretër” – por në Evropë nuk po i ecë.
Sezoni i ri, historia e vjetër. Interi është eleminuar nga Liga e Kampionëve.
Në takimin e zhvilluar në “Anfield Road” – ndaj Liverpoolit – neurazurët nuk e arritën qëllimin dot, ani pse fituan me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Lautaro Martinez – kur po zhvillohej minuta e 61-të.
U mendua se do të riktheheshin – por diçka e tillë nuk ndodhi. Madje, tre minutë më pas Alexis Sanchez u ndëshkua me karton të kuq dhe shpresat e zikaltërve u shuan.
Deri në përfundim të takimit, italanët u orvatën për ta barazuar rezultatin – por diçka e tillë nuk ndodhi. Liverpooli kualifikohet tutje, pasi triumfuon me rezultat të përgjithëm 2-1.
Në takimin tjetër – të zhvilluar në Gjermani, Bayern Munchen e ka deklasuar Salzburgun me rezultat të thellë 7-1.
Bavarezët nuk u treguan aspak të mëshirshmëm ndaj Salzburgut.
Tre gola të shënuar nga Robert Leëandoëski – ishin tregues që në këtë takim gjermanët hynë vetëm për fitore.
Teksa, dy herë shënoi Thomas Muller, dhe nga një gol e relizuaan Leroey Sane dhe Serge Gnabry.
Kjo fitore ishte një dëshmi tjetër e formës së lartë që po kalojnë bavarëzët dhe ende mbesin të mbështjellur me petkun e kampionit. /Shqip.com