Sport Ndërkombëtar

Sezoni i ri, Bayerni i vjetër

Bayern Munchen

Robert Lewandowski u largua, por Bayern Munchen nuk po ndalet dot.

Bavarezët kanë deklasuar Eintracht Frankfurtin – me rezultat 1-6 – në ndeshjen hapëse të kampionatit.

Golin e parë e realizoi Joshua Kimmich – pas pesë minutave.

Mesfushori gjerman e lansoi një goditje mjeshtërore nga gjuajtja e lirë – duke e “zënë në gjumë” porterin kundërshtar.

Për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes – Benjamin Pavard në minutën e 11-të.

Teksa, për 0-3 u përkujdes Sadio Mane.

Por, bavarezët nuk u ndalën me kaq.

Rradha për të shënuar i erdhi edhe Jamal Musialas, teksa për 0-5 realizoi Serge Gnabry.

E gjitha – çka mundën të bëjnë vendasit deri në fund – ishte realizimi i golit të nderit me anë të Randal Kolo Muani.

Në anën tjetër, Bayerni realizoi edhe një herë – me Musialan.

Kjo fitore e kampionëve të Bundesligës ishte dhe një tjetër dëshmi – që edhe në këtë sezon do jenë pretendentët kryesorë për titull./Shqip.com