Sezoni i gjashtë dhe i fundit i “Peaky Blinders” nga sot transmetohet në Netflix
Publikuar:
(10.06.2022 17:07:41)

Sezoni i gjashtë dhe i fundit i “Peaky Blinders”, do të transmetohet më 10 qershor në Netflix.
Peaky Blinders, në krye me yllin Cillian Murphy, i cili luan rolin e liderit të bandës Thomas Shelby, ka qenë një fenomen kulturor që kur u transmetua për herë të parë në BBC Two në vitin 2013.
Këtë herë, historia zhvillohet në hijen e Luftës së Dytë Botërore. Steven Knight se në serinë e gjashtë, tensionet janë më të këqija dhe Tommy do të ndeshet pikërisht në mes të gjithë kësaj. Përsëri, do të jetë një eksplorim i asaj që po ndodhte në vitet ’30 dhe se si ndodhën disa gjëra.
Sezoni i fundit i Peaky Blinders përbëhet nga gjashtë episode.
Ndërkaq, shtesat e reja përfshijnë Stephen Graham, Amber Anderson, James Frecheville dhe Conrad Khan.