Sevilla-Barcelona – kryendeshja e xhiros së pestë në La Liga
Publikuar:
(03.09.2022 16:26:01)

Barcelona e këron fitoren e tretë rradhazi – në La Liga.
Por, për të arritur këtë synim – duket të triumfojnë në “Ramon Sanchez-Pizjuan” – kundër Sevillës – me fillim nga ora 21:00.
Favoritë në letër janë katalunasit – që kanë grumbulluar shtatë pikë – deri më tani.
Teksa, në anën tjetër – andaluzianët po kalojnë formë katastrofale.
Vetëm një pikë – pas katër xhirove është bilanci i skuadrës së udhëhequr nga Julen Lopetegui.
Ky takim do të jetë i veçantë për Jules Kounden, i cili kaloi nga Sevilla në Barcelonë – në këtë merkato të verës dhe pritet të jetë startues sonte.
Në katër përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, Barça fitoi dy herë, Sevilla një herë dhe një ndeshje u ndanë në paqe./Shqip.com