Lajme

Serwer: Kurtit i është kërkuar që të paraqesë propozimet për Asociacionin

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka ngritur pyetjen se a ekziston ndonjë mënyrë për të kënaqur edhe Kurtin edhe Vuçiqin.

Ai ka theksuar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Pyetja është nëse ka ndonjë mënyrë për të kënaqur, të paktën pjesërisht, edhe Vuçiqin edhe Kurtin. Amerikanët e shohin Asociacionin si një mekanizëm koordinues. Ata po premtojnë se ajo do të duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, të përfshijë joserbët që jetojnë në komunat me shumicë serbe, t’i bëjë transfertat financiare nga Beogradi më transparente dhe të integrojë më mirë popullatën serbe në Kosovë. Këto janë objektiva reale”, shkruan Serwer.

Sipas tij, Asociacioni duhet të jetë një ndërmarrje dypalëshe, me pjesëmarrjen aktive të amerikanëve dhe evropianëve.

Kryeministri Kurti e ka një sfidë para vetës, siç pretendon Serwer. Kjo pasi atij i është kërkuar që të paraqesë propozimet për Asociacionin.

“Chollet dhe Escobar e kanë ftuar Qeverinë e Kosovës të paraqesë propozimin e saj për Asociacionin. Kryeministri Kurti duhet ta pranojë këtë sfidë, duke krijuar një strukturë ndërkombëtare që plotëson kushtet kushtetuese dhe kërkesat e tjera të Kosovës, duke e bërë rolin e Serbisë në komunitetet shumicë serbe më transparent dhe të përgjegjshëm. Kosova duhet të kërkojë që të krijohet një strukturë e krahasueshme brenda Serbisë për komunitetet me shumicë shqiptare”, ka theksuar Serwer.

Eksperti amerikan e ka paraqitur një opsion se si do duhej të vepronte Kurti, në mënyrë që topi të kalonte në fushën e Beogradit.

“Asgjë e projektuar në Prishtinë nuk ka gjasa t’i pëlqejë Beogradit, por së paku do t’i kënaqte amerikanët që në kontekstin e njohjes, Kurti është i përgatitur të ecë përpara. Kjo do ta vendoste topin në fushën e Serbisë, aty ku i takon”, shprehet Serwer.

/Shqip.com