Lajme

Serwer: Kishte mosmarrëveshje mes Chollet dhe Vuçiq

Daniel Serwer

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Serwer, ka thënë se takimi mes Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ishte aspak miqësor, ani se dy palët u përpoqën ta bëjnë të kundërtën në publik.

Serwer ka thënë se përdorimi i shprehjes “bisedë e mirë’, nënkupton në termat diplomatik mosmarrëveshje.

“Ky nuk është një përqafim i ngrohtë. Derek po shpreh dëshirat e SHBA për marrëdhënien. Ndoshta ai ka filluar ta kuptojë se Aleksandar Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike. Një “bisedë e mirë” është diplomatike për mosmarrëveshje”, ka shkruar Serwer.

/Shqip.com