Serwer i referohet takimit Chollet-Daçiq: Vetë-mashtrimi s’është një politikë e jashtme e mirë
Publikuar:
(02.02.2023 17:50:22)

Profesori amerikan dhe njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer ka reaguar pas takimit të këshilltarit Derek Chollet me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Serwer duke e shpërndarë postimin e Chollet nga takimi me diplomatin serb, ka thënë se mashtrimi ndaj vetës nuk është politikë e jashtme e mirë.
“Vetë-mashtrimi nuk është një politikë e jashtme e mirë”, ka shkruar Serwer.
Self delusion is not good foreign policy: https://t.co/Y5372Btvqe
— peacefare.net (@DanielSerwer) February 2, 2023
Kujtojmë se, në njoftimin për këtë takim, Chollet kishte shkruar se i ka shprehur Daciqit përkrahjen amerikane për angazhimin në dialogun me Kosovën.
/Shqip.com