Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri
Publikuar:
(30.10.2021 15:55:04)

Një tërmet me magnitudë prej 3.2 shkallë të Rihterit ka goditur gjatë së shtunës Shqipërinë.
Lëkundjet e tokës janë ndjerë në zonën e Dibrës.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 52 kilometrash dhe një epiqendër prej 16 kilometrash nga qyteti i Bulqizës.
Ditën e djeshme zona e Dibrës dhe Bulqizës u tronditën nga lëkundjet e tokës, duke shkaktuar edhe disa dëme materiale.
Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 km, sipas raportimeve të “EMSC”.
Tërmeti fillimisht u raportua me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter, por ka rezultuar me magnitudë 4.4./SHQIP.com