Serbia thotë se policët e Kosovës hynë sërish në territorin e saj

Drejtori i ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq, ka prezantuar para mediave një video me të cilën pretendohet se policë të Kosovës kanë hyrë në territorin e Serbisë qendrore.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Karaçevë.
“Një polic nga Bujanoci nga postblloku i Breznicës ka vërejtur një veturë të Policisë së Kosovës nga drejtimi i Karaçevës në drejtim të fshatit Breznicë, i cili po largohej me shpejtësi. Ai automjet ka ndjekur një furgon të bardhë dhe ka dalë nga rruga, dhe ka shkuar në drejtim të fshatit. Në pikën e kthesës, i ashtuquajturi automjeti i policisë së Kosovës “Dacia” Police 27202. Të ashtuquajturit Policia e Kosovës janë vërejtur nga policia jonë, e cila është nisur në drejtim të tyre për t’i ndaluar të mos hyjnë në Serbi. Kur kanë parë se janë pikasur, pasagjeri që ka zbritur nga furgoni është kthyer në automjetin e tij dhe janë kthyer në territorin e Kosovës”, ka shtuar Petkoviq.
Ai ka bërë të ditur se shoferi i furgonit i ka treguar policisë serbe se është ndjekur nga policia e Kosovës, shkaku i mosmbulimit me afishe të tabelave.
Petkoviq ka treguar videon dhe ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekspertët tanë të mjekësisë ligjore dhe se raporti zyrtar do të jetë gati.
/Shqip.com