Serbët në Zveçan ndezin qirinj për terroristët e vrarë në Banjskë
Publikuar:
(26.09.2023 17:37:35)

Serbët lokalë të Zveçanit janë mbledhur për të ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit të organizuar nga fshatin Banjskë.
Në mesin e qytetarëve të mbledhur janë Ivan Teodosijeviq dhe ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës Miljana Nikoliq.
Lista Serbe që për nënkryetar ka kryeterorrisitin Milan Radojicic sot ka shpallur 26, 27 dhe 28 shtatorin si Ditë zie për terroristët që vranë pjesëtarin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, derisa ishte në detyrë.
Njëjtë ka vepruar edhe regjimi i Aleksander Vuçiqit, duke shpallur 27 shtatorin si Ditë zie në nder të terroristëve të vrarë.
/Shqip.com