Lajme Ballkan

Serbët në Bosnje fillojnë ndarjen nga shteti qendror: Është koha për të pushtuar lirinë

Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovines

Serbët e Bosnjës kanë ndërmarrë hapa drejt shkëputjes nga shteti qendror, duke hequr dorë kështu nga ushtria dhe gjyqësori i qeverisë qendrore, transmeton Shqip.com.

Udhëheqësit e serbëve në Bosnjë kanë deklaruar se nuk duan më të marrin pjesë në ushtrinë e shtetit apo në sistemin gjyqësor dhe në taksa, pasi që “është koha për të pushtuar lirinë”, raporton Spiegel.de.

Pavarësisht paralajmërimeve nga bashkësia ndërkombëtare, pjesa e serbëve të vendit, kanë vendosur mbrëmjen e së premtes që të tërhjekin kompetencat nga qeveria qendrore në fushën e taksave, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes.

Ndërkaq, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, vazhdimisht kishte kërcënuar se do ta shkëpuste pjesën e tij të vendit nga shteti qendror.

“Është koha që Republika Serbe të pushtojë lirinë”, ka thënë ai të premten, duke lënë hapur mundësinë se donte të krijonte një ushtri të veçantë.

Kurse, e gjithë opozita ka qëndruar larg votimit të në parlamentin e Banja Llukës si shenjë proteste, teksa propozimi i partisë së Dodikut ka arritur një shumicë të qartë me 49 vota pro.

Dodik, për vite me radhë kishte kërcënuar se do ta ndajë “Republikën Serbe” nga shteti boshnjak, duke thënë se Bosnje e Hercegovina nuk është gjë tjetër veçse “një republikë letre”./SHQIP.com