Sport Shqiptar

Sensacionale: “Bad News Eagles” në avantazh ndaj “Faze Clan”, ekipi më i mirë në botë

Bad News Eagles kanë bërë befasi të madhe duke mposhtur skuadrën më të mirë në botë, Faze, në një terren, por punët s’ndalen këtu.

Skuadra e bNe ka marrë një fitore me rezultatin 16:19 në ‘Vertigo’, terren që u zgjodh nga vet shqiponjat kosovare.

Skuadra kosovare ishte në element të mirë dhe shfrytëzoi anën e dobët të Faze në këtë terren.

BNE dhe Faze po përballen në një duel ku humbësi shkon në shtëpi.

Për të marrë fitore, njëra prej skuadrave duhet të fitojë 2 nga 3 terrenet e selektuara. Sfida e radhës është në ‘Nuke’, terren i përzgjedhur nga Faze.

/Shqip.com