Lajme

Senati i Iowas nderon Kurtin me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe senatori Zach Nunn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dekoruar me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit Kurti, ai pranoi medaljen me këtë motivacion:

“Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për  qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Ioëas dhe e shënjuar me pikën referuese të Ioëas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.

Albin Kurti në moshën 22 vjeçare udhëhoqi rezistencën kundër regjimit të Millosheviqit dhe kontribuoi në arritjen e lirisë së popullit të Kosovës.

Kur filloi lufta në Kosovë, Kurti u angazhua për integritetin territorial me NATO-n, për t’iu rezistuar sulmeve të Serbisë, si dhe ndihmoi shpëtimin e shumë familjeve shqiptare brenda Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti gjatë pranimit të medaljes në Iowa

Në shkurt 2020, Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës dhe vazhdoi partneritetin e  palëkundur me udhëheqësit e biznesit, të industrisë dhe të bujqësisë në Ioëa.

Angazhimi i tij aktiv ndërmjet qyteteve simotra të Kosovës dhe të Ioëas, partneritetit të sigurisë me Gardën Kombëtare të Ioëas dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe përkushtimi i tij ndaj përpjekjeve të Ioëas në përkrahje të Afganistanit dhe të Ukrainës, shënojnë angazhimin e tij meritor për drejtësi dhe paqe ndërkombëtare.

Ne u jemi mirënjohës për shërbimin dhe përkushtimin Tuaj ndërkombëtar për Ioëan”, njofton ZKM./Shqip.com