Rozë

Semi pëson sulm paniku-Arbana Osmani ndërpret lidhjen direkte

Spektakli i shtëpisë më të famshme në Shqipëri”Big Brother VIP” ka filluar transmetimin.

Që në start kanë filluar edhe diskutimet për këto ditët e fundit ,ku ka pasur shumë situata të ashpëra në mes të banorëve.

“Shkopi” që Fifi e përdori ditë më parë brenda shtëpisë së Big Brother ka nxitur reagime të shumta si brenda shtëpisë por edhe jashtë saj, ku ka pas prej atyre që kanë kërkuar daljen e saj nga emisioni.

Gjatë spektakli në Big Brother kjo gjë u diskutua sërish, pasi Arbana Osmani lexoi komunikimin zyrtar të Big Brother, ku i kishte kërkuar Fifit dhe Monikës ta ndërprisnin lojën që po bënin, edhe pse këngëtarja nga Ferizaj ka treguar që produksioni ishte në dijeni për lojën.

Donaldi dhe Semi

Semi Jaupaj, këngëtarja e cila vuan nga ankthi dhe përdor ilaçe, e ka përjetuar sërish keq këtë diskutim që po bëhej sonte dhe ato momente pëson sulm panik.

Arbana menjëherë ka ndërprerë lidhjen me banorët derisa ka thënë se do të lidhen pas pak, pasi Semi të qetësohet.

Pas kësaj ka filluar që përsëri të përfolët konflikti që kanë pasur kjo e fundit me Fifin./SHQIP.com