Lajme

Selmanaj: Qeveria po ofendon rëndë veteranët

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se Qeveria po ofendon rëndë veteranët.

Selmanaj gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës ka thënë se më këtë projektligj, po ofendohen veteranët.

Po ashtu Selmanaj ka thënë se LDK-ja nuk do të votojë këtë projektligj në rast se nuk do të ketë ndryshime.

 “Duhet ti vlerësojmë veteranët Duhet të përulemi para tyre në çdo situatë. Ne jemi dhe do të votojmë këtë projektligj nëse këto kategori nuk preken. Për herë të parë në historinë e Kosovës po flasim për kategorinë e veteranëve. ‘’ ka thënë Selmanaj

Selmanaj po ashtu ka shtuar se kurrë kjo shoqëri nuk ka qenë në gjendje të flas për ta. Ne në momentin e parë kur kemi mundësi i ofendojmë i shantazhojmë./Shqip.com