Lajme

Selakoviq: Më shumë se 10 shtete janë të gatshme ta rishqyrtojnë çnjohen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selakoviq, ka thënë se “më shumë se 10 shtete janë të gatshme ta rishqyrtojnë njohjen e Kosovës”.

Ai ka thënë se “Serbia si një vend i vogël, por krenar ka vendosur ta ruajë me xhelozi pavarësinë e saj politike”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Beogradi zyrtar vazhdimisht ka lobuar kundër pavarësie së Kosovës.

Lexo edhe:
Osmani: Valdete Daka kishte shkelur integritetin e KQZ-së

Madje, më 4 shtator presidenti saj, Aleksandër Vuçiq, në Uashington nënshkroi një marrëveshje ku nuk do të lobonte kundër Kosovës për një vit.

Njëjtë, Kosova obligohej të mos aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, po për të njëjtën periudhë.

Marrëveshja e Uashingtonit.

Serbia në të kaluarën hapur ka lobuar që Kosova të mos anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

UNESCO dhe INTERPOL, ishin dy mekanizma ndërkombëtare në të cilat Kosova dështoi për shkak të lobimit serb kundër pavarësisë.

Shteti që tash udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiq, nuk bindet në vendimin e Gjykatës Ndërkomëbtare të Drejtësisë, 2009.

Ajo gjykatë kishte dhënë vendimin e saj që pavarësia e 17 shkurtit në Kosovë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. /Shqip.com