Lajme Ballkan

Sela: Nuk e di Kurti a e ka ditur para se ta bëj fotografinë se çfarë burreci është Taravari

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela
Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN.

Kandidat për president nga radhët e VLEN ishte Arben Taravari, të cilin Sela e quan “burrec” dhe “qyqar”, tha ai në “Pressing” të T7.

Lexo edhe:
Sela thumbon VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin

Kjo pas fotografisë që Abdulfeta Alimi, personi që i ishte gjendur në situatë kritike Ziadin Selës në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit ku u sulmua Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, është fotografuar me Arben Taravarin, fotografi e përdorur nga ai si “personi që ia shpëtoi jetën Selës është në kampin tjetër”.

Sela tha se i vjen mirë se Abdulfeta Alimi është i lirë, por nuk do të bënte fotografinë sikur të ishte në vendin e tij.

“Më vjen mirë që Abdulfeta Alimii është sot i lirë, uroj që këto zgjedhje e ka bërë si i lirë. Ndërsa për segmentin e fotografive të Arben Taravarit dhe po rikthehemi nga ajo që thash pak më herët Sikur të kishte pasur minimumin e burrërisë dhe minimumin e atyre që e thotë nëpër studio televize rreth meje është dashur të thotë se votën ia jap Taravarit, por nuk bëjë fotografi që t’i bëjë kojshillak nëpërmjet teje ndaj Ziadin Selës”.

“Më vjen mirë që është i lirë, uroj të ketë bërë zgjedhjen që bën një njeri i lirë, por Arben Taravari edhe njëherë tregoj fytyrën evet prej burreci dhe qyqari me sjelljen që e bën. Nuk e di Albin Kurti a e ka ditur me para se ta bëjë fotografinë me të”, ka thënë Sela.

/Shqip.com