Lajme

Sela akuzon Taravarin për tradhti: Shtëpia nuk shitet, të na tregojë ofertën që i është bërë!

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, është ai që doli nga fjalët e dhëna e të zotuara para njëri-tjetrit.

Duke hedhur dyshime për pazare nga ana e Arben Taravarit, Sela ka deklaruar në “Debat Plus” se “shtëpia nuk shitet për asnjë çmim”.

“Më tepër është kjo e dyta, realisht kam disa parime në jetë në bazë të cilave funksionoj… Politika duhet të ketë pas vete edhe traditën e asaj çfarë jemi. Uroj ta keni në Debat edhe Z.Taravarin dhe ta pyesni atë a i kam dalë ndonjëherë prej fjalëve, që unë e kam thënë përpara tij dhe jemi zotuar para njëri-tjetrit dhe përgjigja do të jetë jo, a unë nga ana tjetër në vazhdimësi gjatë gjithë kësaj periudhe ai më ka dalë disa herë prej fjale. Për shembull mbi pesë herë kemi debatuar në lidhje me atë se cili do të jetë rrugëtimi i aleancës në këto zgjedhje dhe bashkërisht jemi dakorduar se ne duhet të shkojmë vetëm në zgjedhje dhe këtë zotim… e kemi të konfirmuar edhe me vendimin e kryesisë qendrore”, tha ai.

“Shtëpia nuk shitet për asnjë çmim dhe Aleanca për Shqiptarët është shtëpia e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe shtëpia e shqiptarëve e në qoftë se je në hall dhe duhet ta shesësh të paktën ta dimë ofertën. Taravari nuk ka ofertë. Kemi pasur edhe një përpjekje që edhe njëherë ta tejkalojmë vetveten në mënyrë që ta ruajmë shtëpinë tonë dhe insiston me të tijën dhe i kam thënë ma jep ofertën, ai përsëri nuk kishte ofertë”, shtoi Sela.

Sela thekson se është plot energji për ta kthyer Aleancën në rrënjët e saj.

Pa elementë të cilët që të ngjajë aleanca në aleancë ashtu siç e ka emrin, për shqiptarët. I buzëqeshur nuk jam dhe nuk di a mund të jetë i buzëqeshur dikush nga anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët kur e shohin dramën të cilën po e kalon aleanca. Vetëm njerëzit që realizojnë qëllime mund të buzëqeshin. Jam përgjegjës sepse kam besuar, për këtë po, është e vërtetë. Vetëm ata janë të buzëqeshur sepse kanë realizuar siç duket një realizim”, u shpreh Sela.

Po ashtu, Sela tha se në Maqedoni po ndodh një fenomen tepër i rrezikshëm për politikbërje.

Vlerësoj që pasojat që mund t’i krijojnë lëvizjet e pamatura të eksponentëve politikë janë të mëdha për një popull të tërë dhe nuk duhet të rrëshqasim në aventura të cilëve nuk ua dimë fundin se ku na çojmë por që realisht ajo që ndodhë sot me aleancën fatkeqësisht është paralajmëruar tri javë më parë nga Kristian Mickovski. Një kryetar partie nuk guxon që në situata të tilla të japë mendime personale, nuk guxon të bëjë tifo për subjekte politike që potencialisht do t’i ketë oponentë dhe kundërshtarë politikë… Vota jonë nuk shkon për hesape tezgash personale”, shtoi ai.

/Shqip.com