Sekuestrohet një sasi municion në një lokal në Prishtinë

Është sekuestruar një sasi e municionit në një lokal në Prishtinë.
Gjatë këtij aksioni, Policia e Kosovës, ka kontrolluar, një lokal, një shtëpi dhe objektet përcjellëse në rrugën ‘Maliq Pasha Gjinolli”.
“138 copë fishekë të pushkës së gjuetisë, të kalibrit 12 GA,102 copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 16 GA, 330 copë fishekë me gaz, 50 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, 55 copë fishekë të kalibrit 9mm, 37 copë fishekë të cilëve nuk i’u dihet kalibri, 4 paketime me municion të llojit “diabolla” për pushkë ajrore, 6 brusha për pastrimin e armëve të zjarrit”, thuhet në njoftim.
PK ndër të tjera ka bërë të ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti i cili është cilësuar “ Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi këmbimi, ndërmjetësimi apo shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, po hetohet nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë./Shqip.com