Sekuestrohen 3.6 tonë pije joalkoolike në Lipjan, ishin kontrabanduar nga Serbia
Publikuar:
(10.08.2022 08:35:59)

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 3.6 tonë pije joalkoolike në rajonin e Lipjanit.
Fillimisht njësitet antikontrabandë të Doganës kanë identifikuar një veturë që dyshohet se barte mallra të kontrabanduara.
“Në automjet janë gjetur sasi të konsiderueshme të pijeve joalkoolike, që nuk kishin dokumentacion përkatës dhe ishin kontrabanduar nga Serbia. Më pas zyrtarët e Doganës kanë arritur ta identifikojnë depon ku ishte furnizuar automjeti dhe me këtë rast janë gjetur pije të konsiderueshme të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.

Në total sipas Doganës janë sekuestruar 3600 litra pije të cilat janë sekuestruar.
Sipas njoftimit, të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura e kundërvajtjes./Shqip.com
