Lajme

Sekuestrohen 149 bankënota metali nga 2 euro në Vushtrri, dyshohet se janë të falsifikuara

Bankënota 2 euroshe.

149 bankënota metali në vlerë “2 euro” janë sekuestruar të martën në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë pasi që dyshohet se janë të falsifikuara, përcjell Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ato janë sekuestruar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në një market.

“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  Mitrovicë Jug nën dyshimin e veprës penale falsifikim i parasë është kontrolluar  një lokal- market pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 149 bankënota metali në vlera nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet ndër tjerash në raport.

Tutje, PK njoftoi se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./SHQIP.com